Lajme

Nga 1 Nëntori pritet të rritet çmimi i rrymës

Nga 1 nëntori, rryma në Serbi do të rritet për 8 për qind, ndërsa Agjencioni për energjetikë ka dhënë pëlqimin që nga e njëjta datë të rritet çmimi i gazit për furnizim publik për 10 për qind, shkruan Novosti.

Agjencia i tha Novosti-t se Elektrodistribucija e Serbisë ende nuk u ka dërguar atyre kërkesë për korrigjim të çmimeve dhe që çmimet e reja të hyjnë në fuqi, duhet të merret miratimi një muaj përpara.

Që çmimet e reja të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, Agjencia duhet të njoftojë deri në fund të shtatorit se i miraton dhe në çfarë përqindje.