Lajme

LUTFI HAZIRI THOTË SE KOSOVA ËSHTË NË PRAG TË ZGJEDHJEVE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se vendi gjendet në një krizë dhe në prag të zgjedhjeve të reja.

Haziri tha në Info Magazine që kjo krizë është shkaktuar pasi liderët nuk kanë trajtuar fare ultimatumin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për taksën si dhe nuk iu janë përgjigjur kërkesave të grevistëve.

”Dihet se nuk janë trajtuar kërkesat as lidhur me grevat e ndryshme por as me kërkesën ultimatum të ambasadorit të SHBA-ve për taksën që lidhet drejtpërdrejt me dialogun me Serbinë. Jemi veçse në një krizë. Është momenti i fundit që partitë qeverisëse të reflektojnë karshi kërkesës publike”.