Magazina

Libri me poezi për fëmijë i shkrimtarit Bilall Maliqi, brenda këtij libri studimor

Doli nga shtypi libri më i ri i studiueses së njohur gjithandej trojeve shqiptare, Dr. Rovena Vata, me titull “Identitet kulturor përmes vlerave”, botues shtëpia botuese “Nacional”, Tiranë. Pasqyra e lëndës, apo trajtimi i temave të përfshira në këtë libër studimor të studiueses, Vata, ndahet në tetë kapituj: I . Figura e Skënderbeut mes historisë dhe letërsisë (tregimi ëndrra e Skënderbeut), autor Gjikë Kuqali. Skënderbeu i mitizuar në poemën “Skënderbeu” i autorit Beqir Musliu. II. Ndihmesa e revistës “shejzat” në ruajtjen e identitetit kulturor e kombëtar; Letërsia shqipe e ekzilit, rasti i Martin Camajt; Ndihmesa e Martin Camajt në letrarizimin e miteve dhe dokeve të zonës së Dukagjinit në romanin “Rrathë”. III. Figura e shkrimtarit në syrin e lexuesit (Kadareja sipas Elenës në “Kohë e pamjaftueshme”. IV. Folklori amza e ndërtimit të rrëfenjave Kuteliane; Besëtytnia element mbizotërues në rrëfenjat e Kutelit; Goditja e zakonit dhe veseve shqiptare përmes satirës në komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” të Çajupit. V Vlerat e një dorëshkrimi 100 vjeçar Arithmetika praktike” e Leonidha Çikës; Lef Nosi si mbledhës i folklorit në arkivin e IAKSA-së. VI. Frymimi shqip i kulteve, dokeve, zakoneve dhe i simboleve kombëtare në zonën e Hotit; Epika legjendare e Rugovës, vlerë kombëtare dhe shpirtërore. VII. Sfidat e kritikës letrare shqiptare në studimin e letërsisë pas viteve të ’90-ta; Pleqnia në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” (Pjesa teorike dhe e përgjithshme). VIII. Identitet kulturor përmes vlerash (Recensione) Vepra dhe krijimtaria e Bedri Halimit kërkon vëmendje, studim dhe interes nga studiuesit shqiptarë; Recension mbi libin për fëmijë, të titulluar “Ëndrra që më dha gëzim” të Bilall Maliqit. Recension mbi libin “Gazulloret”, traditë shqiptare në Rilindjen Evropiane, me autor Gjon Markun. Në këtë libër me përmbledhje me trajtesa, studime, artikuj e recensione, lexuesit dhe studiuesit që merren me këto studime të thukëta të studiueses sonë, mund të gjejnë shumëçka që iu intesreson, që nuk e kanë lexuar më parë, duke dhënë materiale të karakterit shkencor e studimor. Ky libër do t’i ketë padyshim lexuesit e vet të sinqertë, lexues që në të ardhmen do të shërbehen nga ky libër, sepse në lëndën tematike të librit, kemi një kolorit të trajtesave e studimeve profesionale dhe shkencore të Rovenës, e cila vërtet është një studiuese e kalibrit të lartë. Shpresojmë që ky libër shkencor do të lexohet, rilexohet, komentohet dhe studiohet nga studiues korrekt, për t’ia dhënë vlerën e pakontestueshme, sepse ky libër i bën nder kulturës studimore e shkencore shqiptare.