Latifi: Nuk kam thënë shqiptarët e Luginës së Preshevës por “shqiptari i Luginës së Preshevës”
Analisti nga Kosova, Blerim Latifi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me situatën e krijuar së fundi nga një deklaratë e thënë nga vet Latifi për protestën në Tiranë dhe pjesmarrjen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.
Pas kësaj deklarate pati reagime të shumta nga Luginasit që e kundërshtuan deklaratën e Latifit.
Sot, ai u justufikua se deklarta nuk ishte për qëllim të përgjithësonte pjesmarrjen e shqiptarëve të Luginës, por sipas Latifit, ai kishte aluduar për “individ” të caktuar në pjesmarrjen e protestës kundër qeverisë Rama në Tiranë.
Më posht mund ta lexoni satutsin e plotë pa ndërhyrje :
Pas statusit tim kritik për pjesëmarrjen e disa shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në protestat e Tiranës, shumë nga atje më kanë shkruar: disa me kundërshtime normale, disa me mesazhe fyese, e disa edhe me ftesa që të shkoj atje dhe të bindem vetë për patriotizmin e tyre.
Kam shumë dëshirë të shkoj në Preshevë, të pi një kafe në sheshin e qytetit dhe të takoj njerëzit atje, por për mua kjo është e pamundur. Ndryshe nga shumë të tjerë që hyjnë e dalin pa asnjë problem atje, unë nuk mund të shkoj, sepse në kufi më pret poternica (fletarresti) e policisë serbe.
Shteti serb më akuzon për krime kundër tij, për shkak të pjesëmarrjes sime në betejën ku u thye miti i fuqisë së ushtrisë serbe – Betejën e Koshares.
Dikush e ka kuptuar tekstin tim si ofendim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por kjo është një keqlexim i plotë.
Do të ishte ofendim po të shkruaja “shqiptarët e Luginës së Preshevës”, me çka do të bëja një përgjithësim të gabuar. Por unë kam shkruar “shqiptari nga Lugina e Preshevës”, me çka kam potencuar individin e jo komunitetin si tërësi.
Sidoqoftë, unë mbaj përgjegjësi për atë që shkruaj, jo për atë që të tjerët kuptojnë.
E sa për patriotizëm, shumë prej atyre që shajnë atje i mbaj në xhep të vogël. Jo me fjalë e zhurmë, por me vepra që flasin më shumë se mijëra fjalë e gojë të liga së bashku.
Dhe një gjë: patriotizëm êshtë të mbrosh lirinë për të cilën ranë dëshmorët, e jo të bêsh pare prej varreve të tyre.
