Kryemnistri Kurti pret në takim Arbër Pajazitin
Kryetari i i dëgës APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti sot është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti, përcjell Ministria e Lajmeve
Njoftimi i plotë i Pajazitit:
Bashkë me Leventin, sot u pritëm ngrohtësisht nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Pasi na uroi për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale, me kryeministrin diskutuam rrjedhat aktuale politike në Bujanoc dhe Luginë.
E ritheksuam orientimin tonë për bashkëpunim të patjetërsueshëm me institucionet e Republikës së Kosovës.
Prania e Kosovës në Luginë, veçmas në Bujanoc, është imediate për qëndresën e shqiptarëve në trojet e veta.
Mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës është domosdoshmëri dhe nevojë e kohës në të cilën ndodhemi por edhe e sfidave të cilat na presin.
Një Kosovë e fuqishme, një Bujanoc stabil.