Konjufca merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, diskutohet për situatën në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, do të marrë pjesë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit në MPJ, Kreshnik Ahmeti.
Sipas njoftimit, do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë.
“Sot, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë. Seanca fillon në ora 15:00 me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në web faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.