Bota

Konfirmohet rasti i parë me variantin britanik të Covid-19 në Itali

Rasti është identifikuar në laboratorët e spitalit ushtarak Celio në Romë. Pacienti ishte kthyer në Fiumicino pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që është izoluar së bashku me familjarët, njoftoi ministria italiane e Shëndetësisë.

Varianti i ri i koronavirusit që besohet se ka pësuar mutacion u zbulua në Londër dhe sipas ekspertëve përhapet më shpejt. Ndërkohë, ekspertët e Bashkimit Europian besojnë se vaksinat ekzistuese Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe. Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn i tha transmetuesit publik Zdf: “Sipas gjithçkaje që dimë deri më tani, varianti nuk ka asnjë ndikim te vaksinat, të cilat mbeten efektive”. g.v