Hoti: Nuk është mirë që Osmani po largohet nga LDK-ja, por është zgjedhja e saj
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se do të dëshironte që Vjosa Osmani të mos largohet nga LDK, por që zgjedhja përfundimtare i takon asaj.
Nuk është mirë që të largohet. Është keq edhe nëse largohet edhe një anëtar i vogël. Ne mundohemi të afrojmë njerëz. Por nëse ajo ka vendosur atëherë nuk mund të bëjmë asgjë”, tha ai.
“Duhet t’ia japim hakun për atë që ka ofruar në parti, por në fund duhet të tregohet besnikëria ndaj partisë”, shtoi ai.
Ai po ashtu ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka gjithmonë gabim në marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai ka qenë gjithmonë kundër. E mori përgjigjen edhe nga Grenell. Osmani do e marrë vesh pas një kohe se e ka pasur gabim”.