Haradinaj: E vërteta e akuzave të Berishës dhe Thaçit për lidhjet me Serbinë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar në emisionin “Pressing” në T7 në Kosovë përplasjet e ashpra mes Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha. I pyetur nëse Berisha ka qenë “argat i Millosheviçit”, siç e quan Thaçi, Haradinaj tha se kjo nuk qëndron aspak.
“Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiçit. Sali Berisha ma ka treguar një histori me xhaxhanë e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Xhaxhai i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, – ka treguar Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar se është nuk flet më me Thaçin, por ka theksuar se nuk e ka “personale”. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se është interesuar nëse në samitin e Prisit do të ketë një plan konkret për një marrëveshje finale për dialogun me Serbinë. Tha se ka marrë një përgjigje evazive, por nënvizoi se do të shohë qëndrimin e Thaçit dhe Vuçiçit që duken se nuk janë ende gati për të arritur një marrëveshje