Bota

Gjermania subvencionon qytetarët e saj për harxhime të derivateve

Gjermania ka lansuar një pako të ndihmave për qytetarët e saj për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, kostove për ngrohje, si dhe një inflacion tepër i lartë. Bundestagu gjerman ka vendosur të ndihmojë gati të gjitha kategoritë e qytetarëve, njofton albinfo.ch.

Në pakon e miratuar më 12 maj në Bundestag të Gjermanisë thuhet se rritja e kostove të karburanteve ka prekur shumë njerëz që duhet të udhëtojnë në largësi të mëdha deri në vendet e punës.

Lidhur me këtë temë, Bundestagu vendosi që për çdo kilometër të kaluar të paguhet një ndihmë paushale prej 38 centë për kilometër.

Ky lehtësim vlen për të gjithë ata që deri në vendin e punës duhet të udhëtojnë 21 kilometra e më shumë, e ai do të vlejë prej datës 1 janar 2022, gjë që do të thotë se këta persona do të marrin para edhe për muajt e kaluar.