Shqipëri

Dyshimet e OSBE ODHIR se votat në kuti u shtuan

Mosrakordimi i numrit të votuesve me fletët e votimin që gjenden në kuti, i ka vënë një njollë edhe më të madhe 30 qershorit. Por dyshime se votat janë shtuar artificialisht, se disa persona mund të kenë votuar disa herë, ka hedhur edhe raporti i OSBE ODHIR, i cili vëren se janë anashkaluar disa garanci kyç: “Zgjedhësit nuk u kontrolluan gjithmonë nëse e kishin shenjën e bojës së votimit në gisht në një të pestën e qendrave të vëzhguara të votimit, kurse në rreth 10 përqind të rasteve, ata nuk u shënjuan gjithmonë me bojë para se t’u jepeshin fletët e votimit, duke anashkaluar kështu disa elementë garancie kyç kundër votimit të shumëfishtë” thuhet në raportin paraprak.