Lajme

Drecun: Jemi të gëzuar që Haradinaj u ftua nga Specialja, presim të thirren edhe Thaçi dhe Veseli

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se ftesa nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn është një lajm i mirë, shkruan Ministria Lajmeve


Drecun tha se lajmi për Haradinajn është pozitiv dhe presin që ftesa të tilla të marrin edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kjo sigurisht që është një lajm pozitiv që do të hapë rrugën që më në fund të vendoset drejtësi edhe për viktimat serbe dhe për të sjellë ata që janë përgjegjës penalisht. Mbetet për t’u parë, dhe ne presim që thirrjet identike të marrin edhe Thaçi, Veseli dhe të tjetër…”, ka thënë Drecun.

Drecun ka thënë se pret që ftesa të marrin edhe drejtues të tjerë të UÇK’së dhe figura të larta politike në Kosovë.