Deri në katër orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët që ishin në Kosovë për festat e fundvitit, kanë filluar që të largohen për në Perëndim, aty ku jetojnë dhe veprojnë.
Si pasojë kolona të gjata janë duke u krijuar nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme pritjet më të larta janë në pikat kufitare të Merdarës dhe të Dheut të Bardhë, ku mërgimtarët janë duke pritur deri në katër orë për të dalë nga Kosova.
Në pikën kufitare të Multivodës, pritjet janë deri në dy orë, teksa në vendet tjera situata është më e qetë.