Cakaj bisedë virtuale me Pejçinoviq lidhur me fshirjen e adresave në Luginë
“Një bisedë jashtëzakonisht e dobishme me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, znj. Marija Pejčinović Burić, lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë.
Në të vërtetë, kjo mbledhje virtuale është vetëm pjesë e një aksioni më të gjerë diplomatik, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave she gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.”- kështu ka deklaruar z.Cakaj