Lajme

Bahtiri me fjalë të mëdha për Albin Kurtin, e quan Rilindas të shek XXI

Kryetari i Mitrovicës njëherësh anëtarë i LVV-së, Agim Bahtiri pas tubimit të VV-së ka shkruar fjalë të mëdha për Albin Kurtin.

Bahtiri thotë se është emocion i jashtëzakonshëm të qëndrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI.

Tutje ai ka thënë se shumë shpejt do të shihemi në zgjedhje raporton GB.

Postimi i plotë:

I jashtëzakonshëm është emocioni të qendrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI.

Duam zgjedhje, që ta zgjedhim atë që e zgjodhëm. Duam demokraci, që ta bëjmë demokratike Kosovën nga më i miri demokrat. Duam qeveri, që të qeverisim nga qeveritari më i mirë.

15 vjet nga lindja e Vetëvendosjes, ditëlindja e saj krenari kombëtare!

Shihemi shumë shpejt në zgjedhje, në mejdanin e demokracisë, ku do të thahen rrenjët e hajnisë.