Armbajtja pa leje drejt dënimeve më të ashpra/ 5 deri në 15 vjet burg në Serbi
Mbajtja e paligjshme e armëve mund të dënohet shumë më rëndë në Serbi, pasi në procedurë parlamentare ka hyrë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.
Sipas ndryshimeve të propozuara, për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, municionit dhe materialeve shpërthyese parashihet dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet, një rritje e ndjeshme krahasuar me dispozitat aktuale, të cilat parashohin dënim nga 2 deri në 12 vjet.
Projektligji parashikon që i njëjti interval dënimi, prej 5 deri në 15 vjet burg, të zbatohet edhe për veprën penale të vrasjes.
Nëse miratohen nga Kuvendi i Serbisë, këto ndryshime do të sjellin një ashpërsim të ndjeshëm të politikës ndëshkuese ndaj armëmbajtjes pa leje.
