Arifi viziton Shtëpinë e Shëndetit “Presheva”
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka vizituar sot në orët e hershme të ditës Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, për të parë nga afër ekipin mjekësor në këtë institucion, me theks të veçantë për të parë se si po zbatohen masat që janë marrë për zhvillimet e fundit, për masat parandaluese të virusit COVID-19.
Gjate vizites eshte theksuar se shtepia e shendetit ne Presheve – emergjenca eshte e gatshme me mjete dhe me staf mjeksore qe te i dal ne ndihme nese ka nevoje.
Gjate vizites qe ka bere Kryetari i Komunes se Presheves eshte shoqeruar nga drejtori i shtepise se shendetit Driton Salihu i cili ka porositur qe mos te behet panik dhe mos te perhapen dezinformata sepse deri me tash ne Presheve nuk ka pasur raste te prekura me korona virus.