Arifi reagon pas aktakuzës së Thaçit e Veselit: Lufta e UÇK’S shumë shpejt do të vërtetohet që ka qenë e pastër
Zhvillimet e fundit politike në Kosovë kanë tronditur oponion shqiptarë.Lajmi i cili dje u bë i ditur për ngritjen e një aktakuze për presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK’s Kadri Veselin ishte i papritur. Andaj në lidhje me këtë kanë reagur politikanë, analistë, gazetarë vendorë e të huaj.
Në lidhje me këtë aktualitet politik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, përcjell Ministria e Lajmeve.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, është shprehur se ndihet i shqetësuar për këtë lajm.
Tutje Arifi ka shkruar se është i bindur se drejtësia shumë shpejt do të vie në vend dhe do të vërtetohet lufta e drejt dhe e pastër e çdo luftëtari të UÇK-së që luftuan për liri dhe paqe.
Postimi i plotë :
Zyra e prokurorit të specializuar në Hagë u ka paraqitur dhomave të specializuara një aktakuzë prej 10 pikash për shqyrtim ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Kadri Veselit.
I shqetësuar me këtë lajm, jam duke e ndjekur me vëmendje këtë situatë që po ndodh këto ditë, ndërkaq jam i bindur thellësisht se drejtësia shumë shpejt do të vie në vend dhe do të vërtetohet lufta e drejt dhe e pastër e çdo luftëtari të UÇK-së që luftuan për liri dhe paqe.