Të fundit

KKSh jep mendimin lidhur me zgjedhjen e drejtorit në shkollën fillore në fshatin Raincë

Sot, në mbledhjen e radhës të Këshilli Kombëtar Shqiptar, me pjesëmarrjen e 10 anëtarëve, u shqyrtua kërkesa e Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Raincë për dhënien e mendimit lidhur me zgjedhjen e drejtorit të shkollës.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe procedurës përkatëse, anëtarët e pranishëm votuan unanimisht. Kandidati Shukri Ymeri u vlerësua me 10 vota pozitive, ndërsa kandidati Zejnullah Maksuti u vlerësua me 10 vota negative.

Në bazë të këtij votimi, Këshilli Kombëtar Shqiptar dha mendim pozitiv për kandidatin Shukri Ymeri për pozitën e drejtorit të Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Raincë.