FutbollSporti

Jose Mourinho kërkon të transferojë Olise te Real Madrid? Vjen reagimi i fortë i Bayernit

Ditën e shtunë në Berlin u zhvillua finalje e Kupës së Gjermanisë mes Bayernit të Mynihut dhe Stuttgartit e fituar nga bavarezët 3-0. Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë përballje ishte imazhi i Jose Mourinhos në stadium, një moment që bëri të shpërthejnë zërat e merkatos.

Kishte nga ata që thanë se Special One që pritet të jetë trajneri i Realit të Madridit, ishte në atë ndeshje për të ndjekur nga afër Michel Olise, talentin e skuadrës bavareze. Zëra këto që sollën reagimin e menjëhershëm të drejtuesve të Bayernit të Mynihut dhe ai që foli ishte pikërisht presidenti i nderit i kampionëve të Gjermanisë, Uli Hoeness 

‘Mourinho mund të ndjekë sa herë të dojë Olise, por nuk do t’i shërbejë për asgjë. Ai qëndron te ne, nuk është në shitje. Mund ta kishte kursyer udhëtimin’-ishin fjalët e Uli Hoeness.

Por e vërteta e udhëtimit të Jose Mourinhos në Berlin është krejt ndryshe. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, trajneri portugez kishte udhëtuar në drejtim të kryeqytetit gjerman për të marrë pjesë në një event promocional.