Ragmi Mustafa: “E vërteta dhe drejtësia do të triumfojë ashtu siç ka qenë edhe lufta çlirimtare”
Nuk ka munguar edhe reagimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafës i cila ka shprehur indinjatën për arrestimin e krerëve të Uçk-së, përcjell Ministria e Lajmeve
Reagimi i kryetarit të KKSH-së
“Vullnetshëm vetëshprehën gatishmëri për t’u përballur me aktakuzat e Dhomave të Specializuara që në momentin e konfirmimit saj nga gjithë ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për dallime nga ata që duan transformimin e kujtesës kolektive të agresorit në viktima.
Edhe pse proces kontradiktor i pasqyrimit së të vërtetës, rrëfimit të historisë dhe ruajtjes të kujtesës kolektive kjo përfundimisht do të bëjë shkëputjen dhe dallimin e agresorit/pushtuesit, viktimës/Çlirimtarit.
Lufta kundër regjimit të Millosheviqit ka qenë kauzë e drejtë dhe antifashiste.
Serbia shtetërore vazhdon të gjurmojë riinterpretimin e narrativeve në funksion të instrumentalitetit politik. Stabiliteti politik dhe shoqëror i së cilës varet nga kosto e harrimit dhe fshehjes së kriminelëve të luftës.
E vërteta dhe drejtësia do të triumfojë ashtu siç ka qenë edhe lufta çlirimtare” thuhet në reagimin e Ragmi Mustafës