Çaili: Niset Bari artificial tek K.F.Lugina në Preshevë
Më në fund një lajm i mirë për futbollin preshevarë. Niset Bari artificial tek K.F.Lugina në Preshevë
Me gjasë K.F.Luginës do t’i shkurtohen vuajtjet e mungesës së fushës së blert dhe problemeve rreth infrastrukturës së punës, si të ekipit të parë dhe grupeve zinxhir të Shkollës së futbollit Lugina, lajmin e ka bërë të ditur bashkatdhetarja e cila jeton dhe vepron në Zvicër znj.Xhevaire Çaili.
Çaili është shprehur se “bashkpunimi me stafin e klubit K.F Lugina konkretisht me Nagip Jakupin ka qenë i mrekullueshëm, kam luftuar me mish e me shpirt, për t’ia siguruar klubit mirëqenien normale”.
“Pas donacionit të dhënë per klubin dhe komunës sipas projektit të ndihmës, sot është nisur bari sintetik dhe së shpejti pritet të vendoset në Stadiumin e Qytetit.”- thuhet në shkrimin e znj.Çaili.
Ajo poashtu ka falënderuar edhe kryetarin e Komunes Preshevës pasi ai e ka ndihmuar klubin në transportin e bërë nga Zyrihu për në Preshevë.
Postimi i plotë :
Priti Preshev se po vin #happy? me plot mundi me ne fund u realizu #lovevendintim
E gzofshi KF LUGINA zbashku me lejtart dhe rinijen e Lugines. Best thanks Komunes dhe Vijatorit!
Niset Bari artificial tek K.F.Lugina Preshevë
Më në fund shihet dritë në fund të tunelit.
Me gjasë K.F.Lugina do t’i shkurtohen vuajtjet e mungesës së fushës së blert dhe problemeve rreth infrastrukturës së punës, si të ekipit të parë dhe grupeve zinxhir të Shkollës së futbollit Lugina.
Bashkpunimi me stafin e klubin konkretisht me Nagip Jakupi , projekt të cilen kam luftuar me mish e me shpirt për t’ia siguruar klubit mirëqenien normale,
Pas donacionit të dhënë per klubin dhe komunes sipas projektit të ndihmës, sot është nisur bari sintetik dhe së shpejti pritet të vendoset në Stadiumin e Qytetit.
Falemnderojm edhe Kryetarin e Komunes Preshevës pasi ka ndihmuar klubin në transportin e bërë Zürich – Preshevë