(FOTO) Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Durrësit. Shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës.

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb që shihni vijnë nga jashtë baneses se Dukës, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë momentit të shpërthimit ka qenë në banesë vetëm bashkëshortja e Dukës.