Valon Arifi : PSD duhet t’i kërkoj falje Hashim Thaçit

Valon Arifi aktivist i shoqërisë civile nga Presheva njëherit nga të paktët akter të Luginës së Predhevës i cili ishte kundër asaj që dikur quhej “korrigjim kufijsh” apo “shkembim teritoresh” ka kritikuar të parin e Partis Social Demokrate Dardan Molliqajn pasi ky i fundit për marrveshje përfundimtare mes Kosovës e Sërbisë parasheh ripërcaktimin e kufijëve mes dy popujve.

“Pa dasht me qenë pjesë e debatit se sa i takon një të majte demokratike që të nxit ose mbështet përkufizime etnike mes popujve, fillimisht unë mendoj që PSD duhet ti kërkojn falje ish.Presidentit Thaci me që atëher kur Presidenti propozonte për korrigjim kufijsh, Social Demokratet e Kosovës përbëheshin nga 12 deputet në Kuvendin e Kosovës e rrjedhimisht edhe veht z.Molliqaj ishte deputet por aso kohe ata refuzonin dhe kundërshtonin iden e z.Thaci gjë të cilen sot po e promovojn në Manifestin e tyre”- është shprehur aktivisti Arifi.