Serbia do të paguajë edhe 20 vjet borxhet e Titos, shifra totale kalon 1.5 miliardë euroshin

Këstet e fundit të kredive që Serbia i kishte marrë gjatë viteve të ’70-a dhe të ’80-a, do të përfundojnë në vitin 2041. Se shifra totale e këtij borxhi kalon një 1.5 miliardë euroshin.

Siç shkruan “Blic” në Serbi, gjenerata të shumta në këtë shtet do të paguajnë edhe për shumë vjet borxhet që i kishte marrë atë kohë Serbia nën qeverisjen e Josip Broz Titos.

Deri në fund të 2022-s, Serbia do të duhet të paguajë saktësisht 241.8 milionë euro të marra nga ish-Jugosllavia. Bëhet fjalë për borxhe Klubit të Parisit, Bankës Botërore, por edhe shtetit të Kuvajtit. Vetëm kreditorëve të Parisit, ky shtet ia ka borxh 741 milionë euro. Kësti i fundit do të paguhet në vitin 2041.

Për 20 vjet, në vitet e ’70-ta dhe të ’80-ta, Serbia kishte marrë borxh 8.8 miliardë euro. Atë kohë ishin përdorur për konsum, rritje standardi, paga e pensione.

Serbia ia ka borxh Klubit të Kreditorëve të Parisit 740 milionë euro (kësti i fundit 2041), rreth 530 milionë euro Bankës Botërore (kësti i fundit 2031), Qeverisë së Kuvajtit 213 milionë euro (kësti i fundit 2034).