Limani: Ju “patriota” që po digjni flamurin serb në Tiranë, ejani jetoni në Luginë!

Shkruan Shkëlzen Limani

Ju që nuk e njihni traditën dhe kulturën shqiptare, shkurtimisht po ua rikujtoj se, kur thirret (vjen) miku në shtëpi (cilido qoft roli tij) është në mrojte të nikoqirit pavarisht mardhënieve me të.

Ky gjest nuk i takon shqiptarëve. Para pak muajsh flamuri kuq e zi u hoq nga disa shtiza në Beograd dhe pati reagime të shumta nga vet njerëzit e atij vendi.
Ata që e kanë mbrojtuar falmurin kombëtar e kanë mbaruar misonin e tyre para 109 viteve. Por, atë që nuk mundën ta kompletonin atë kohë, arritën ta realizojn disa heronjë në vitin 97e99 e disa që po sillet rreth dyrve të Hagës që synim kishin plotësimin e këtij misoni. Tash është radha të punohet për dinjitetin e atij flamuri.

Është e pa përceptueshme, gjesti i djegjes së flamurit sidomos sërbisë nga dikush në Tiranë apo shtetin zyrtar të shqiptarëve.
Të jetosh në Preshevë, e të shohesh si përdhoset flamuri kombëtar shqiptar në Beograd është e dhimbshme, persekutim, diskriminim, ndjenj inferioriteti e çka t’i thuash tjetër jasht korrnizave njerzore.
Gjithmon ata që vuajn janë më tolerant dhe diapazonin e mirëkuptimit e kanë me shkallë maksimale.

Por, të jetosh në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, e të shohesh si digjet flamuri i sërbisë (shtet ku administrativisht bënë pjesë edhe Presheva – jo me dashje) është frik, ankth, turp, nënçmim, mosrespekt e cilëndo fjal tjetër që e kuptojn shumica e njerëzve të vetëdijsuar.

Pjesa dërmuese e mediave lajm kryesor sot e kishin: “Digjet flamuri Serb në Tiranë, Protesta kunder Ballkanit të Hapur, Kundër ardhjes së vizitës së Vuçiçit” etj etj.
Njerëz, këto lajme apo tituj i lexojn shumë nga gjeneratat e reja si në Sërbi ashtu edhe në rajon. Në këtë formë po nxitet paragjykimi dhe urrejtja ndaj kombësisë time.

A e mendojn këta “patriot” si ndjehet një shqiptar që është i shtrir për shërim në spitalet e Vrajës, Nishit apo Beogradit kur sheh këto pamje!
Me sa ankth do ta kalojn kufirin njerëzit tanë të mërgatës që kalojn në autostradat e sërbisë për të ardh në atdhe!
Si do ta kalojn rrugëtimin apo pritjen në radhë shqiptarët para ambasadave të EU-së në Beograd!

Nuk po e kuptojë cili është problemi nëse dikush nga Pogradeci gjen një vend pune në zyrat e ndonjë banke europjane në Novisad apo Beograd. Cili është problem që bylmeti Vlorës të shitet në Nish. Cili është problem që dikush nga Leskovci të punojë në hotelin e marr me qira në Durës. Serbia tash e disa dekada furnizon me miell gjithë rajonin.

Ndërsa ne këtu, sidomos gjatë stinës së verës porosisim bostan (shalqi) nga magacina e Vrajës që furnizohet nga fushat e Lushnjes.
Këto politika të mbylljes e izolimit kanë ndikuar e po ndikojn që shumica e të rinjëve tanë zgjidhje për jetën e tyre po e shohin Gjermaninë.
Jam i bindur se demokratët e dyja palëve në Tiranë nuk e kanë bërë këtë gjest.
Është e kuptueshme rezistenca partiake. Mirëpo është interesante se gjithmonë në moment të rëndësishme për rajonin e shqiptarët, dikujt i teket ta destabilizojë kryeqendrën e Shqiprisë.
Nuk e mbështes Vuçicin për politikat e tij ndaj shqiptarëve të Luginës. Gjithashtu nuk e mbështes as Kurtin e Berishën me Lulin.

Ne kemi nevojë për zgjidhje të problemit e jo për lëpirse të përkohshme.
Është e vërtet që keni nevojë për mbështetje financiare, por mund të vazhdojm të jetojm njejt. Por, urgjente e kemi zgjidhjen e problemit kryesor sepse ky vend para pak dekadash ka furnizuar me miliona shqiptarët e tjerë që kanë patur nevojë. Cila do ndihmë është e mireseardhur por nuk është zgjidhje.

Kështu që, i bëje ftese atyre që dogjën flamurin e Serbise në Tirane, të vijn te jetojn në Preshevë apo më mire të shkojn në Medvegjë. Nëse nuk kanë mundesi financiare atehere t’i kerkojnë atyre që janë shpërblyer për veprimin e kryer. Nëse e kanë bërë nga euforia, i ftojn të vijn serisht me harxhimet tona.