Shqiptarja në Zvicër goditet nga makina dhe më pas ndërron jetë

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një aksident fatal në lagjen 12 të Cyrihut, në Schwamendigen.

Sipas policisë së qytetit të Cyrihut, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në Wallisellenstrasse 362 në Cyrih-Schwamendingen në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje, transmeton albinfo.ch.

Siç thuhet në një njoftim nga policia, pak kohë më vonë ka ndodhur një aksident në rrugë.

Nga shkaqe deri tani të panjohura, një 28-vjeçare është goditur nga një makinë.

Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.