Haradianaj kritikon Kurtin: Serbia në aksion, e Kryeministri ynë krenohet se i ka ulur shpenzimet e drekave dhe darkave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti, ndërsa ka marrë shkas nga një darkë e organizuar nga ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, ku i mblodhi disa anëtarë të Kongresit Amerikan.

Haradinaj ka alarmuar në Facebook për veprimet e Serbisë, ndërsa ka thënë se kryeministri Kurti po krenohet me uljen e shpenzimeve për dreka e darka zyrtare.

14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka.Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?“, ka shkruar Haradinaj.