Letër e hapur nga intelektualët Shqiptar lidhur më „Mini Shengenin Ballkanik“ derjtuar gjithë Popullit Shqiptar dhe Qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës

Nga Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD dhe Prof. Dr. Jahja Kokaj, PhD

I ndëruar Popull Shqiptar, të ndëruara Intelektuale dhe Intelektual Shqiptar, e ndëruara Qeveria e Shqipërisë, e ndëruara Qeveria e Kosoves në Shkuerje dhe në ajo në Ardhje, të ndëruar politikbërës Shqiptar në të tëra trevat Shqiptare dhe botërore.

Të indinjuar thellë më rrjedhat e fundit rreth projektit famëkeç, të ashtuquajturit „Mini Shengen i Ballkanit“ ne intelektualët Shqiptar, që kemi dhënë dhe jemi duke dhënë kontribut në shkencë për të mirë të njerzimit në tër rruzullin tokësorë, ngrehim zërin lartë që ky projekt i ngutshem dhe i pa reflektuar për pasojat negative që do sllejë për Kombin Shqiptar, të ndërpritet nga ana e udhëheqsisë së Shqipërisë menjëher.

Asociacioni në fjalë është krijesë apo ide e Serbisë, që ka për qëllim të na rifut në këthetrat e saj ekonomike dhe politike dhe quditerisht kjo ide përkrahet nga kryeministri i Shqipërisë. Ky projekt është një dëm serioz për Kosovën, bazuar në faktin që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Pra, sipas kushtetutes së Serbisë kufiri i saj me Shqiperinë është ai qe ndanë Kosovën me Shqiperinë. Rrjedhimisht kufi “zyrtar” i “Shengenit të Ballkanit“ është ai që ndanë Kosovën dhe Shqiperinë. Kështu rezulton që kryeministri i Serbisë, si bashkëideator apo promovues i kësaj ideje pranon që nuk ekziston kufi ndërkombetar në mes të Serbisë dhe Kosovës, e cila nga autoritetet serbe ende trajtohet si Krahinë e Serbisë.

Ky projekt vetëm demtonë Shqipërinë, Kosovën dhe tër Shqiptarët në viset Ballkanike dhe Disaporen Shqiptare. Shqiptaria, në kohen e Gjergj Kastriotit, por edhe më parë edhe më vonë ka dhënë shumë për krijimin e kësaj Europe që ekziston sot. Ne nuk kemi nevojë për asociacione me Serbinë, e cila para 20 viteve bëri gjenocid mbi popullin tonë të pambrojtur, duke vrarë e përdhunuar fëmijë, gra e pleq të pa armatosur. Serbia ende nuk na ka kërkuar falje për të gjitha dëmet që na i ka shkaktuar.

Ne Shqiptarët e kemi vendin në Bashkimin Europian, nuk kemi ndonjë dobi strategjike të bëjmë bashkim vllazerim më popujt sllav që dem-babadem janë munduar të na shkatërrojnë dhe stopojnë të hapërojmë përpara.
Neve dojmë demokraci të mirëfilltë dhe marrëdhënie fqinjësore reciproke më të gjitha shtetet për rrth, por strategjikisht ne dojmë të jemi pjesë përbërse e Europes demokratike.
Lusim të gjithë Popullin Shqiptar në tër botën të ngrehin zërin kunder këtij projekti anti-Shqiptar. Kerkojmë nga Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës të dalin kundër këtij projekti të pa menduar mirë se çfarë pasojash do ketë për të ardhmen e Kombit tonë. Kerkojmë nga qeveritë e shteteve të Shqiperisë dhe të Kosovës që ky projekt të stopohet mejëherë.

Populli Shqiptar nuk ka nevojë të vllazerohet më lindjen, e drejtuar nga Rusia, që nuk njeh demokraci e të drejta të njeriut. Ne kemi aleatët tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet më të zhvilluara përendimore, që praktikojnë vlera të mirëfillta demokratike , ne duam të haperojmë bashkarishtë më këto vende që janë garancë për prosperitetin tonë.
Historia nuk do naj falë gabimet që bejmë sot dhe që do shkaktojnë pasoja negative për gjeneratat tona të tanishme dhe për ato të ardhme. Nese ne intelektualët heshtim sot, kemi devalvuar shkencen qe ne bëjmë, kemi devalvuar të verteten që ne i kemi borxh ti tregojmë poullit tonë dhe tër njerzimit.

Politikbëresit e Shqiperisë, ata të Kosovës, të tër vendeve Shqiptarofolëse të Ballkanit dhe mër gjër i ftojmë të bashkëpunojnë më neve, ne do i këshillojmë që mos bëjnë gabime të cilat do na kushtojnë shtrenjët dhe nuk mund të korrigjohen më.

Gjithë të mirat tër Kombit Shqiptar dhe tër Njerzimit, në emer të intelektualve Shqipar nga e tër bota: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD dhe Prof. Dr. Jahja Kokaj, PhD