Valon Arifi nga Beogradi: “Mik i Ramës e armik i Albinit,Vuçiqi gabohet”

Aktivisti i të drejtave të njeriut nga Presheva ka shfaqur hapur në Beograd qëndrimin e tij që Serbia nuk është e interesuar për marrveshje me Kosovën, Arifi ka potencuar se Beogradi zyrtar interesin kryesor ka Republikën Serbe të Bosnës sikur dhe një marrveshje me shqiptarët si komb e jo Kosovën si shtet, transmeton Ministria e Lajmeve

“E vlersoj si të pa pranueshme iden e politikave qendrore në Beograd që duhet zgjjidhje mes etnive ne Balkan në këtë rast mes dy popujve shqiptarëve dhe serbëve.

Une nuk e besoj një  gjë të tillë,problemi mosnjohjes së Kosovës nga pala serbe nuk ka të bëj me ndarjen e  dy etnive. Kosova nuk duhet parë si shtet i shumicës shqiptare,ajo brenda vetes ka shume komunitete njësoj si Serbia andaj as Kosova e as Serbia nuk janë shtete etnike dhe në këtë kuptim palët janë gabim” është shprehur aktivisti Arifi.

Ai ka shtuar se Beogradi zyrtar vazhdon te ngelet peng i së kaluarës sa do që pretendon për nje të ardhme të përbashkët rajonale.

“Open Balkan besoj është ndër nismat më të guximshme në rajon por një gjë e tillë është e pamundur të ndodh në një kohë ku askush nuk do të pranoj fajin e së kaluarës.

Pa pajtim e barazi mes popujve nuk besoj në asnjë nismë rajonale,nuk mundet Vuqiq të jet mik i Ramës e armik i Kuriti,kjo s’mund të ndodh” është shprehur Arifi.