Pak minuta pasi Bregoviç u ngjit në skenë, hidhet gaz lotsjellës

Ka nisur nata finale e Festës së Birrës në Korçë, ku i ftuar është edhe këngëtari boshnjak Goran Bregoviç. Por një incident (siç edhe druhej) ka ndodhur pak minuta pasi ai u ngjit në skenë pasi nga persona ende të paidentifikuar është hedhur gaz lotsjellës. Burime për mediat bëjnë me dije se gazi lotsjellës është hedhur në një zonë ku kishte spektatorë, të cilët janë frikësuar dhe kanë kaluar momente paniku duke u shpërndarë me shpejtësi.