Dubai krijon shi të rremë për të përballuar të nxehtin

Emiratet e Bashkuara Arabe janë karakterizuar gjithnjë nga temperatura që shkojnë deri në 50 gradë Celcius, prandaj vend i Lindjes së Mesme i është drejtuar teknologjisë për të ndihmuar në ndryshimin e situatës. Vendi arriti të krijojë me sukses shi të rremë në përpjekje për të trajtuar temperaturat përvëluese të qytetit.

Ata financuan një projekt, i cili do të mundësonte që dronët të kontrollonin motin. Në total janë paguar rreth 15 milionë dollarë për nëntë projekte të ndryshme për përmirësimin e shiut.

Keri Nicoll, një nga aktorët kryesorë në projekt, shpjegoi:

“Ajo që po përpiqemi të bëjmë është që t’i bëjmë pikat brenda reve mjaftueshëm të mëdha, në mënyrë që kur të bien nga reja, të mbijetojnë deri në sipërfaqe.”

Kjo teknikë preferohet nga shumica e vendeve pasi nuk përfshin përdorimin e kimikateve, raporton The Independent.

Dubai ishte i pari në listë për dronët që do të provohen, dhe ata krijuan me sukses një rrebesh të fortë në qytet. Zona të tjera të Emirateve të Bashkuara Arabe raportuan reshje shiu.

Disa video janë shpërndarë në Instagramin zyrtar të motit të Emirateve të Bashkuara Arabe për të demonstruar suksesin e dronëve dhe, në një shikim të shpejtë, nuk do të mendonit se videot janë marrë në Dubai.

Duke pasur parasysh reshjet e mëdha të shiut, shoferët janë paralajmëruar të jenë vigjilentë në rrugë të rrëshqitshme. Krahas shiut, u parashikuan edhe erëra të lehta. Shpresohet që retë do të qetësojnë temperaturat e larta të vendit.

Në dritën e suksesit të mbjelljes së reve, janë ngritur shqetësime se Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kenë shkuar shumë larg në përpjekjet e tyre për të shkaktuar shi, pasi kjo ka shkaktuar përmbytje në disa zona, raporton Wired.