Paralajmërohet reshje e madhe e shiut për 3 ditët e ardhshme

Paralajmërohet reshje e madhe e shiut për 3 ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Serbisë (RHMZ) ka lëshuar paralajmërim të ri për gjithë territorin e Serbisë. Sipas lajmrimit në faqen e internetit të RHMZ, shira dhe bubullima do të ketë në disa pjesë të Serbisë duke përfshirë dhe vendin tonë. “Nga sot (e premte) deri të hënën, moti do të jetë pjesërisht i vranët me shi të shpeshtë dhe stuhi. Në disa vende, fatkeqësi me reshje të mëdha shiu, një sasi e madhe reshjesh, breshër dhe erë e stuhishme”, thuhet në paralajmërim. Kujtojme që në mes të enjtes dhe të premtes një stuhi e fortë u regjistrua në disa qytete të Serbisë, e ndjekur nga shira, bubullima dhe breshër.