Nëse keni këto aplikacione në Android, largojeni menjëherë –mund t’iu vidhen paratë!

Joker është kthyer. Nga Joker, ne i referohemi virusit që jo vetëm mbledh të dhëna nga përdoruesit e Android, por gjithashtu vjedh para dhe më shumë.

Virusi u zbulua së fundmi në tetë aplikacione Android të renditura në Google Play Store nga Quick Heal Security Labs të cilat e raportuan atë te Google dhe aplikacionet e prekura u hoqën.

Virusi Joker është i rrezikshëm sepse mund të vjedhë të dhënat personale të përdoruesve, listat e kontakteve, informacionin e pajisjes, mesazhet, të bëjë thirrje telefonike dhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Aplikacionet e infektuara janë:

Auxiliary Message

Fast Magic SMS

Free CamScanner

Super Message

Element Scanner

Go Messages

Travel Wallpapers

Super SMS