Sot i marrin 3,000 dinarë qytetarët e vaksinuar

Gjysmë milioni qytetarë të regjistruar të vaksinuar do të marrin 3,000 dinarë sot dhe të gjithë ata që janë regjistruar do të presin shumën deri në fund të javës.

Të Mërkurën pagesa e 3,000 dinarëve u pagua në llogaritë e pak më shumë se një milion pensionistëve të vaksinuar.

Siç njoftoi Ministri i Financave, Sinisha Mali, në total 1,395,000 qytetarë aplikuan për këtë ndihmë prej 3000 dinarësh dhe nëse kësaj i shtohet edhe numri i gjithë pensionistëve të cilët nuk ishin të detyruar të aplikojnë i bie që 2,401,000 qytetarë janë paraqitur për këtë ndihmë.

E drejta për 3,000 dinarë iu dha 2.5 milion qytetarëve që u vaksinuan deri më 31 maj.