Kamberi dhe Beqiri takojnë Ambasadorin turk në Beograd Hami Aksoy

Deputetët shqiptarë, Shaip Kamberi dhe Nadije Beqiri, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Ambasadën e Republikës së Turqisë në Beograd, me ç’rast kanë takuar ambasadorin Hami Alsoy.

Sipas një postimi të deputetit Kamberi, në takim është biseduar për mundësitë e investimeve turke në rajonin e Luginës së Preshevës.
“Bashkë me deputeten Nadije Beqiri, sot, vizituam Ambasadën e Turqisë në Beograd.
Me Ambasadorin Hami Aksoy biseduam për mundësinë e investimeve turke në Luginë të Preshevës dhe projekteve konkrete në infrastrukturë e arsim”
– ka shkruar Kamberi pas takimit të zhvilluar sot me ambasadorin e Turqisë.