Vuçiq u bëri thirrje serbëve në Bujanoc të “qëndrojnë në vatrat e tyre”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dje ka qëndruar në Manastrin në Prohor, e ku i bëri thirrje Serbëve të komunës së Bujanocit të qëndrojn në vatërat e tyre, mos të braktisin Bujanocin.

Presidenti Serbë Vuçiq, pas disa premtimeve të ma herëshme se do ta rregulloj ekonomin lokale në Bujanoc ai përsëri premtoi të fillojë ngritjen në ekonominë lokale, kryesisht Banjën e Bujanocit, GMP dhe Jugokop.

Vuçiç përveç dekorimeve nga Peshkopi Pahomije me rastin e 950 vjetorit të Manastirit Prohor, ai pranoj edhe një dhurat tjetër nga KF BSK, ai mori fanellën e këtij klubi me numrin 10, të destinuar për djalin e tij Vukan.

Presidenti Vuçiq në profilin e tij Facebook ka shkruar: “Ne do të luftojmë me fortësi, qëndrim të përgjegjshëm dhe vizion për të ardhmen. Kemi nevojë për unitetin e popullit serb më shumë se kurrë! Rroftë Serbia! “