Vuçiq i shokuar pas takimit me Kurtin: Ai më pyeti kur do ta njoh Kosovën?

Ballafaqimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin, duket që Presidenti Aleksandër Vuçiq, e ka përjetuar rëndë.

Ai pas takimit, para gazetarëve ka thënë gjysmë i tronditur se: 

“Kurti më pyeti kur do ta njoh Kosovën, e unë i thash: Anjëherë!”

Sipas Blic.rs, Vuçiq është shprehur skeptik për sa i përket vazhdimësisë së dialogut.

“Mendoj se gjatësia e bisedës flet edhe për rezultatet. Jemi rënë dakord që dialogu të vazhdohet në nivelin më të lartë deri në fund të korrikut” – citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai deklaroi se shqiptarët i kërkuan delegacionit tonë tre gjëra.

“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet që ata arritën, ata kërkuan të dëgjojnë menjëherë kur do ta njohim Kosovën, ata i quajnë incidente dhe provokime faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji në kishat e tyre, duke deklaruar se Millosheviçi ua dha pronën asaj kishe” – tha ai./KosovaPost/