Edhe Maqedonia e Veriut lejon dasmat

Maqedonia Veriore pritet të lehtësojë masat, e njëra ndër to do të jetë edhe lehtësimi i masave.

“Komisioni ishte i qëndrimit se mundet të lejohet lehtësim shtesë i masave restriktive. Në këtë drejtim, maskat të mos jenë më të detyrueshme në ambient të hapur, të mos vlejë ndalesa për grupime, ndërsa në formë propozimi është që qytetarët nëse grupohen të kenë parasysh se maska është mbrojtje e shëndetit të tyre. Lejohen festat dhe organizimet, si dasmat, në numër maksimal deri në 100 të pranishëm në ambient të hapur dhe kapaciteti të mos jetë i plotësuar më shumë se 50% nga kapaciteti i tërësishëm i hapësirës ku organizohet”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore.

Përfundimisht do të lejohet organizimi i ahengjeve më të mëdha. Dasmat mund të festohen në restorante ose ambiente të hapura me maksimum 100 mysafirë dhe me muzikë.

“Kjo domethënë që të organizohen dasmat me muzikë, ndoshta kemi harruar ta bashkangjesim si informacion në komunikatë, numri i mysafirëve në tavolinë në të gjitha objektet gastronomke, jo vetëm për organizimin e këtyre festave rritet në gjashtë. Ne këtë javë do të punojmë dhe pas kësaj do të sjellim protokolle të përshtatshme që do të vlejnë pas 10 apo 15 qershorit. Me organizatorët e eventeve, koncerteve dhe ngjarjeve, sepse këtu ka disa specifika dhe ne i punojmë së bashku, kështu që sërish do t’i përpunojmë bashkë”, u shpreh Filipçe.