Dua Lipa vlerësohet me çmimin “Artistja e vitit”

Ylli i muzikës, Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të përfolur në skenën muzikore.
Lipa ka tejkaluar çdo parashikim me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”.

Albumi u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje. Së fundmi, Dua është vlerësuar me çmimin “Artistja e vitit” nga iHeartRadio Music Awards.