Maqedoni: Dasmat mund të lejohen nga 1 qershori

Sipas informacioneve të Alsatit, protokollet për organizimin e ceremonive martesore u diskutuan në seancën e sotme të Qeverisë.

Sipas informacionit nga Qeveria, nëse ruhet trendi i ulët i infektimeve si javët e fundit me koronavirusin, restorantet e dasmave do të hapen më 1 qershor ose maksimumi deri më 15 qershor.

Sigurisht që kjo do të varet nga situata epidemiologjike.

Protokollet për organizimin e festimeve të dasmave janë duke u përgatitur dhe së shpejti do t’u paraqiten pronarëve të objekteve hotelierike, në mënyrë që ata të mund të përgatiten për organizimin e festimeve.