Shkatërrohet Superliga?

Zgjati vetëm dy ditë, siç duket.

Superliga menjëherë erdhi drejt fundit. Aq shpejt sa u formua, aq shpejt edhe po shkatërrohet.

Pas Chelsea-s, Manchester City dhe Manchester United tërhiqen nga kjo garë, por jo vetëm.

Sonte 12 skuadrat do të takohen për të biseduar rreth anulimit të Superligës, sipas TalkSport.

Presioni i madh nga tifozët, qeveritë, UEFA dhe FIFA, dukej se ishte i papërballueshëm për këto 12 skuadra.

Boris Johnson ka bërë presion të jashtëzakonshëm te skuadrat angleze, dhe kjo ka shkaktuar që ato të rivlerësojnë vendimin dhe kjo mbledhje të mbahet e nxituar.