Ministria e Shëndetësisë serbe shkarkon drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihun, emëron një drejtor serb

Ministria e Shëndetësisë së Sërbisë, përkatësisht ministri Lonçar sot ka shkarkuar drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Driton Salihun dhe ka emëruar për ushtrues detyre një serb, transmeton Ministria e Lajmeve.

Lajmin e ka bërë të ditur vete Salihu nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij zyrtarë.

Njoftimi i plotë i dr.Salihut :

Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsyje jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjeksor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.
Gjithashtu falënderoj gjithë pacientat si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.

Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin 🙏