EMA shpall vendimin: AstraZeneca është e sigurt, nuk ka asnjë lidhje me mpiksjet

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka lëshuar një vlerësim mbi sigurinë e përdorimit të AstraZeneca kundër COVID-19, pasi disa vende, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, pezulluan përdorimin e saj për shkak të frikës nga efektet anësore.

“Ne kemi ardhur në një përfundim. Kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive. Nuk është e lidhur me mpiksjen. Ne rekomandojmë që efektet e mundshme anësore të theksohen më qartë dhe ne po fillojmë hetime shtesë për këto raste të rralla. Rreth 7 milionë njerëz janë vaksinuar në BE, 11 milionë në Britaninë e Madhe”, u tha në një konferencë për media të EMA.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa shtete kanë pezulluar vaksinimin dhe na është dashur të studiojmë të gjitha provat në detaje. Ekspertët tanë kanë studiuar gjithçka gjerësisht. Kur vaksinoni miliona njerëz, disa efekte anësore serioze janë të pashmangshme. Detyra jonë është të hetojmë. Ne jemi të përkushtuar të hetojmë të gjitha provat dhe dokumentet e mundshme menjëherë. Përfundimi i sotëm na lejon të vazhdojmë fushatën e vaksinimit dhe t’i mbajmë qytetarët e BE gjithmonë të informuar për gjithçka,” u tha në konferencë.