Vuçiq: Ne jemi të gatshëm për dialog, edhe nëse ata në Prishtinë nuk janë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka udhëtuar sot drejt Serbisë.

Pas vizitës që pati në Kosovë, Lajçak po zhvillon takime me përfaqësuesit politik në Serbi.

Kësisoj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me Lajçak deklaroi se Serbia është e gatshme për dialog dhe kompromis.

“Dhe nëse ata në Prishtinë nuk janë të gatshëm dhe mendojnë se disa rrahje do të krijojnë një shtet për ta dhe se serbët do të bien dakord për këtë, ata po bëjnë një llogari pa hanxhi”.

Pas bisedimeve me të dërguarin e BE-s për dialog, Vuçiq tha se gjithmonë dëgjojnë të njëjtat histori.

Tutje ai shtoi se Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.