Abazoviq: Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, dora e drejtësisë ka filluar të funksionojë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e mirëpriti aksionin policor “Kufiri”, në të cilin u arrestuan anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë.

“Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, dora e drejtësisë ka filluar të veprojë”, shkroi Abazoviqi në llogarinë e tij në Twitter me rastin e aksionit të sotëm policor.

Më herët sot, administrata e policisë njoftoi se oficerët e Ministrisë së Brendshme dhe administratës së policisë u ndaluan në një aksion të përbashkët të policisë dhe prokurorisë.