Çka thoshte Albert Krasniqi pasi e plagosi Noizyn: Babai më ndaloi që kjo të bëhet më e madhe

Albert Krasniqi, i cili u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi, në të shkuarën e tij ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme penale, ku dhe ka bërë dhe burg. Ai u arrestua në vitin 2016 për shkak se plagosi reperin e njohur Noizy në Prishtinë.

Ai fut në burgun Lipjanit, ku përmes rrjetit social të babait të tij, Skënderit, ai kishte bërë një postim, që mban datën 18 shtator të vitit 2016. Krahas fotove që ka postuar ka falenderuar të gjithë miqtë, por në veçanti të atin, pasi ky fundit nuk kishte lejuar që ngjarja të bëhej më e madhe. Gjithashtu, Krasniqi kishte shkruar se familja e tij s’kanë lejuar që të rrihen dhe sipas tij, nuk ka pasur qëllim që të sillet si një njeri i rebeluar.

POSTIMI I PLOTË:

 “Un Albert Krasniqi i pershendes nga burgu i Lypjanit te gjith shoket e mij, kushrit e mij, te cilet erdhen nga Zvicra, Gjermania, dhe Amerika, dashamiret e mij, te cilet ne asnje moment nuk u ndan nga babai im krejt kohen kur ka ndodh rrasti, e sidomos e pershendes babain tim i cili me maturi dhe kujdes nuk lejoj qe ky aksident te mer dimensione me te medha, e ne asnje moment nuk u nda nga un e ne ndihmen time”, kishte thënë ai. Por ju them se, un skam pas qellim te bej filma dhe te sillem njeri i rebeluar, por ne momentin qe na kan sulmuar, u detyrova te mbrohem, ne Familja KRASNIQI nuk e lejojm te rrehemi prandaj u detyrova te perdori armen sepse ata ishin ne numer shum me te madh e ne ishim vetem tre vet”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook në vitin 2016.”

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, ka tronditur Prishtinën pasditen e sotme. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi ka qëlluar me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin.