Albin Kurti ndër 10 liderët më të pëlqyer në botë në rrjete sociale, fenomenum i rrallë!

Dr. Mustafë Bajrami vjen me një analizë rasti rreth numrit të pëlqimeve që marrin liderët botërorë nëpër rrjetet sociale, shkruan Kosova Post.
Ai ka hulumtuar emrat e mëdhenjë të politikës botërore dhe i ka krahasuar pastaj me Albin Kurtin.
Sipas të gjeturave të tij, lideri i Vetëvendosjes radhitej me më të fuqishmit e botës.

Dr. Bajrami shkruan se para Albin Kurtit ishin vetëm Merkel, Johnson, Erdogan, Jacinda Ardern e New Zelandës dhe kryeministri kanadez, Trudeau.

Gjithashtu, Mustafë Bajrami vë në spikamë edhe afërsinë, dashurinë dhe lidhjen kaq të ngushtë mes Albin Kurtit dhe popullit të Kosovës. Thotë: “Është rast i papërsëritur ndër shqiptarët”.

Në fund të shkrimit të tij, Dr. Bajrami thotë se ky është rast për tu studiuar thellë. Për më tepër, thotë ai, ky rast është i papërsëritur ndër shqiptarët kur është fjala për lidhjen kaq të ngusht mes liderit dhe popullit të tij.

Postimi i Dr. Bajramit në llogarinë e tij në Facebook:  

Rastësisht i hyra një ‘operacioni detektiv’ në Facebook. Thash të shoh sa like marrin liderët botërorë në postimet e tyre, sa marrin postimet rreth tyre, dhe cili është më i forti.

Mbeta pa tekst.

Përnjëmend fenomen i paparë edhe në këtë rrafsh. Me afër 100,000 like për 24 orë, Albin Kurti po del të jetë ndër dhjetë liderët më të pëlqyer në botë. Postimet e tij dhe të tjerat rreth tij pëlqehen më shumë se edhe të liderëve të vendeve me popullsi më shumë se 30 milion banorë.

Veç Merkel e Gjermanisë, Johnson i Britanisë, Erdogan i Turqisë, Jacinda Ardern e New Zelandës, Trudeau i Kanadasë e ndonjë tjetër po mirrnin më shumë.

Rast studimor që do analizë të thellë. Rast i papërsëritur ndër shqiptarët kur është fjala për lidhjen kaq të ngusht mes liderit dhe popullit të tij…!

Zoti i shtoftë edhe Like-t edhe këtë dashuri…!