Salihu kujton heqjen e Lapidarit: U tha shumë u fol e përfol por prap se prap vepra hyjnore e dëshmorëve mbeti vetëm kujtim

Kreu i Lëvizjes për Reforma sot rikujton ditën që u hoq pllaka përkujtimore në mënyrë të dhunshme nga xhandarmaria serbe, shkruan Ministria e Lajmeve.

Sot, 8 vite më parë, me një agresion dhe dhunë ushtarake u largua pllaka përkujtimore e dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.
U tha shumë, u premtua shumë, u fol e përfol gjithandej, prap se prap vepra hyjnore e dëshmorëve mbeti vetëm në kujtimet tona, asnjë shenjë, asnjë bust apo pllakë përkujtimore nuk u rikthye e nuk u vë!
Lavdi dëshmorëve!