Limaj: Matematikat e tavolinave të Prishtinës për ta dëmtuar Nismën, do t’ua prish qytetari më 14 shkurt

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se aktiviteti i tij i pasluftës kudo ku ka qenë ka pasur në objektiv Kosovën dhe qytetarin. Ai ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij simbolizojmë ish luftëtarët e UCK. Më tutje, Limaj ka thënë se besueshmëria tek qytetari nuk krijohet për një ditë e as për një jave.

“ Unë ndihem krenarë që nuk i kam zhgënjyer asnjëherë qytetarin, s’kam dhënë kurrë premtime të cilat nuk kam arritë më i mbajtë. Përmes matematikave e tavolinave në Prishtinë mundohen ta vënë në pikpyetje Nismën, por si gjithmonë ato matematika do tua prish qytetari, votuesi i cili është lidhur me besimin projektin e një partie”, ka thënë Limaj për televizionin publik.

Limaj ka porositur të gjithë atat që janë nisur për ta ndal votën e Nismës se vetem i kanë ndihmuar me e ngrit zanin NImsës dhe të gjithë e kanë kuptuar lojën e tyre andaj, ai thotë se po I bashkohen cdo ditë e më shumë NISMËS.

“Zakonisht partitë e vogla sulmohen më shumë, dhe rezultatet e zgjedhje ndër vitë tregojnë se kjo parti këta njerëz që kanë qenë të sfiduar gjatë gjithë kohës, dhe të sulmuar nga të gjitha anët, prap ia ka dalë, dhe ka njërëz që përkundër gjithë këtyre I kanë qëndruar pas besimit në Nisma.

Mos u merrni shumë me NISMËN, këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme për Kosovën jo për NISMËN”, ka shtuar Limaj.